Rama i merr shqiptarët për budallenj: Inceneratorët punojnë!

Rama i merr shqiptarët për budallenj: Inceneratorët punojnë!

14:26, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë herë nuk u është shmangur pyetjeve për aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.

Rama u ka hedhur hi syve shqiptarëve duke thënë se inceneratorët punojnë, ku e vërteta është se ai i Tiranës nuk ekziston, ai i Fierit është jashtë funksionit dhe ai i Elbasanit është në remont dhe do një kosto prej 2 milionë eurosh për t'u mbajtur ndezur, shkruan CNA. 

"Kur kam qenë kryetar bashkie s'e kam bërë dot se ishte shumë e lartë. Nuk mund t'u kërkohej qytetarëve tarifë. Ato punojnë, Fieri ka nevojë për një pjesë të fundit se u ndërpre nga sekuestrimi, do ta marrë Bashkia e Fierit dhe do të funksionojë. Do t'i bëjmë të gjitha siç është plani për t'i bërë. Nuk e kuptoj pyetjen. Nga mënyra si e thoni ju është sikur janë 130 milionë që të bëhet çdo gjë nga e para. Shqipëria ka qenë e mbytur nga plehrat”, ka thënë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco