Basha: Nuk heqim dorë nga garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme

Basha: Nuk heqim dorë nga garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme

11:38, 04/05/2017
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se “nuk jemi gati lë lëshojmë nga garancitë për zgjedhje të lira e të ndjeshme”.

Deklaratën, Basha e bëri nga çadra e opozitës, ku i pranishëm gjatë ditës së sotme për të mbrojtur kauzat e opozitës ishte kryetari i komisionit të punëve të Jashtme në Parlamentin e Hungarisë,  Zsolt Nemeth.

Gjatë fjalës së tij, Elmer tha se sillte “mesazhin e popullit hungarez dhe të qeverisë hungareze”.

“Miq, nuk jeni të vetëm! Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj, sfidën tuaj 76-ditore. Kjo vërteton që Shqipëria ka arritur në një agim! Goodmorning Albania! Ne kemi luftuar me Skënderbeun, heroin tuaj shqiptar në Hungari; ne luftuam edhe komunizmin me ish-kryeministrin tuaj Sali Berisha. Beteja jonë nuk ka qenë e lehtë, por fitorja ka qenë e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i opozitës Luzim Basha u takua në Presidencë me kryeministrin Edi Rama. Takim ky i ndërmjetetësuar nga presidenti Bujar Nishani për zgjidhjen e krizës politike.

Pas tryezës, përmes një njoftimi zyrtar, zyra e shtypit pranë Presidencës informoi: “Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj. Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”.

Kreu i opozitës Basha, gjatë ligjëratave të tij, ka këmbëngulur gjithmonë për krijimin e një qeverie teknike dhe largimin e Ramës nga posti i kryeministrit si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco