'Greqia pranon De Facto pavarësinë'/ Flamuri i Kosovës valëvitet në Athinë në prani të Vuçiçit

'Greqia pranon De Facto pavarësinë'/ Flamuri i Kosovës valëvitet në Athinë në prani të Vuçiçit

20:56, 21/08/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësit e vendeve ballkanike u mblodhën në kryeqytetin grek këtë të hënë së bashku me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar të ardhmen evropiane të rajonit, takimit iu bashkua edhe presidenti i Ukrainës Zelensky.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis takoi në mbrëmje në Athinë zyrtarët e lartë nga nëntë vende të Ballkanit, si dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kreun e Këshillit Evropian Charles Michel.

Mes pjesëmarrësve në takim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Prania e tij në një takim, qoftë edhe informal, tregon se Greqia pranon De Facto pavarësinë e Kosovës dhe këtë gjë e bën në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pjesëmarrës në takim.

Darka e Athinës po organizohet në 20-vjetorin e një samiti midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në qytetin verior grek të Selanikut, ndërsa shtetet ballkanike kërkuan të bashkoheshin me bllokun evropian.

Në darkë marrin pjesë presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë, si dhe kreu i këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës.

I vetmi që nuk ftua në këtë takim ishte Edi Rama, cili mesa duket shtyu edhe presidentin Begaj të refuzojë ftesën për pjesëmarrje duke lënë Shqipërinë pa të papërfaqësuar në një takim të nivelit të tillë.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco