Pas 32 vitesh memaliotët bëhen bashkë/ Netët magjike të 'Memaliaj na thërret'

Pas 32 vitesh memaliotët bëhen bashkë/ Netët magjike të 'Memaliaj na thërret'

11:28, 21/08/2023
A+ Aa A-

"Memaliaj na thërret", është aktiviteti kulturor që u organizua për herë të parë nga Bashkia Memaliaj në datat 17, 18 dhe 19 gusht.

Ky aktivitet u zhvillua në sheshin "Minatori" dhe pas 32 vitesh bëri bashkë për plot tri netë radhazi memaliotët, por jo vetëm, me qëllimin për ta kthyer në një traditë ndër vite.

Emocionet e krenaria mbizotëruan gjatë të tria netëve të aktivitetit "Memaliaj na thërret", duke u dhuruar qytetarëve një spektakël të vërtetë deri në orët pas mesnate nën moderimin e prezantueses Silvana Braçe.

Artistë të shumtë performuan në sheshin kryesor të qytetit si Kozma Dushi, Eranda Libohova, Pëllumb Elmazi, Ferdinand Ibrahimi, Arben Ibrahimi, Ogert Agaj, miqtë tani nga Vlora Grupin Folklorik "Bilbili", Grupi Polifonik Memaliaj, fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve duke kënduar dhe kërcyer bashkë me publikun.

Nuk munguan as vlerësimet.

Kryetari i bashkisë, Albert Malaj, dha vlerësim mirënjohje për personalitete që kanë dhënë kontribut të shquar në qytetin Memaliaj, siç është edhe mjekja e njohur për memaliotët Teuta Gjokoli.

Përgjatë tri netëve magjike, "Memaliaj na thërret" mblodhi rreth vetes shumë memaliotë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, në këtë aktivitet që filozofinë e tij ka takimin e brezave me njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco