Peka: Sistemi TIMS në Shqipëri u ndërtua nga amerikanët, kriminale ndërhyrja dhe vjedhja e të dhënave

19:58, 18/08/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV meë moderatoren Armela Ferko për të folur mbi skandalin e sistemit TIMS ishte drejtori i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka.     

Peka tha se sistemi TIMS është një sistem i ndërtuar nga amerikanët, të cilët na e kanë dorëzuar ne në vitin 2011. Ky sistem ruan të gjitha të dhënat e personave që futen dhe dalin nga Shqipëria, dhe nëse janë në kërkim, aty gjen të gjithë informacionin e mundshëm.

"Dikush i rekrutuar nga AKSHI, i punësuar në Policinë e Shtetit është futur në sistem dhe ka klonuar të gjitha databazën e sistemit TIMS për ta përdorur për arsye kriminale. Sistemi TIMS është një sistem mjaft i avancuar, i përdorur nga policia e kufirit dhe kriminale dhe ka përdorim shumëdimensional pasi ka informacion jashtëzakonisht të madh.

Ky informacion shtrihet ndër vite, vetë sistemi TIMS është një dhuratë e SHBA dhe sensibiliteti i ambasadës për këtë skandal është shumë i madh. Ky sistem është futur fillimisht në vitin 2009 deri në vitin 2011 kur iu dorëzua nga amerikanët Ministrisë së Brendshme. Teknologjia ka shkuar gati në vlerën gati e 20 milionë dollarëve.

Është një sistem që përmban të dhënat e hyrje-daljeve të të gjithë qytetarëve jo vetëm shqiptarë, edhe nëse ne kemi ndërruar tre ose katër herë pasaportat, ajo i ruan të gjitha këto të dhëna. Nëse një person është në kërkim, të dhënat mbi këtë persona në kërkim, arsyen dhe fakti që ndodhet në kërkim, ndodhen në sistemin TIMS".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco