Tensionet me Athinën/ Mitsotakis nuk e fton Ramën në darkën me liderët e rajonit

Tensionet me Athinën/ Mitsotakis nuk e fton Ramën në darkën me liderët e rajonit

13:21, 18/08/2023
A+ Aa A-

Në 21 gusht, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, do të mirëpresë në një darkë informale liderët e rajonit, ku do të diskutohet për të ardhmen evropiane të Ballkanit. Në këtë darkë, Shqipëria, që ishte e ftuar në rang Presidenti, nuk do të jetë e përfaqësuar.

Ky lajm vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës janë tensionuar për shkak të arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Athina zyrtare e ka konsideruar arrestimin e Belerit si me prapavijë politike, çka ka sjellë replika të ashpra ndërmjet dy qeverive.

Sipas gazetës greke “Protothema”, në Athinë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e shteteve të rajonit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian, si kryeministri bullgar Nikolay Denkov, ai i Kroacisë, Andrej Plenkovic dhe ai i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.

Në këtë darkë do të jetë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco