Berisha-qytetarëve: Drejtësia vepron me regji, të ngrihemi për të larguar organizatën kriminale të Ramës

Berisha-qytetarëve: Drejtësia vepron me regji, të ngrihemi për të larguar organizatën kriminale të Ramës

12:47, 18/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta, pasi drejtësia po vepron me regji ndaj vjedhjeve të qeverisë.

“Opozita dhe PD kanë mbajtur qëndrime ndaj koncesioneve në shëndetësi. Zonja Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Shëndetësisë, e ka thirrë Beqajn në komision.

Vetë ajo ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës. Vetë ajo në vitin 2019, i ka kërkuar me shkresë Ministrisë së Shëndetësisë, kontratat dhe të dhënat mbi koncesionet.

Cila ka qenë përgjigjia e Manastirliut? Njëherë në një shkresë tha se e ka hetuesia dhe nuk e japim. Dhe kur hetuesia e mbylli paqësisht dhe në mënyrën më të papërgjegjeshme, prokuroria deklaroi se kontrata e sterilizimit është në përputhje me ligjin.

Pas kësaj u kërkuan sërish të dhëna, Manastirliu tha se nuk ua japin se këto janë sekret tregtar. Këto janë të gjitha të publikuara.

Me këtë rast, unë u drejtohem edhe njëherë qytetarëve shqiptarë. Siç e shihni, kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave tuaja, të ardhurave tuaja, pronave tuaja. Sepse pronat publike janë pronat e qytetarëve, nuk janë të pushtetarëve.

Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten.

Kemi të bëjmë me një drejtësi, totalisht me regji. Ndaj dhe duhet të ngrihemi, sepse në dy vjedhjet e shekullit, autorët kryesore të tyre, qëndrojnë të pacenuar. Qëndrojnë të sigurt dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’u mashtrojnë.

Ndaj dhe të dashur qytetarë dhe qytetare, asnjë popull nuk do të toleronte afera të tilla, mega-afera të tilla vjedhjeje dhe shpërdorimi.

Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale të kryesuar nga Edi Rama,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco