VIDEO/ Berisha: Radha po i vjen Edi Ramës!

18:43, 17/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se, Edi Ramës po i vjen radha, pasi Charles McGonigal pranoi fajësinë në New York, në lidhje me dosjen ruse ndaj tij, për bashkëpunimin me oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Gjatë një konference për mediat ditën e sotme, Berisha tha se, ‘para këtij momenti të pranimit të fajësisë nga i korruptuari Mc Gonigal, Shqipëria skuqet nga turpi me indiferencën e drejtësisë së saj ndaj dosjes shqiptare të Mc Gonigal’.

'Dy ditë më parë Mc Gonigal pranoi fajësinë, duke pranuar se ka shkelur betimin, është korruptuar dhe ka tradhëtuar FBI mbasi ai, duke shfrytëzuar detyrën e besuar, mbikëqyrjen e oligarkut rus nën sanksione, Oleg Deripaska, të lidhur direkt me Putinin, me qëllim forcimin e sanksioneve kundër tij, ka bërë të kundërtën. Ai, në një akt kriminal të shëmtuar, është korruptuar me para nga Deripaska, është angazhuar kundrejt shumave të majme të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Deripaskës dhe hetimin, me qëllim vendosjen e tyre ndaj rivalit të Deripaskës, një biznesmen tjetër rus.

Po në dosjen e New York-ut, Mc Gonigal ka pranuar fajësinë edhe për akuzën për larje parash, dhe gjykatësi i New York-ut ka shpallur se, në dhjetor të këtij viti do të njoftojë vendimin e tij. Dënimin për këto dy akuza shkon nga 5 gjer në 20 vite.

Mediat njoftojnë gjithashtu se Avokati i Mc Gonigal po punon me prokurorin federal të Washingtonit për pranimin e fajësisë nga klienti i tij edhe për dosjen shqiptare.

Para këtij momenti të pranimit të fajësisë nga i korruptuari Mc Gonigal, Shqipëria skuqet nga turpi me indiferencën e drejtësisë së saj ndaj dosjes shqiptare të Mc Gonigal.

1. Drejtimi i parë, në skemën e Deripaskës, por me pasoja dramatike për një komb anëtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut, është angazhimi kundrejt pagesës i këtij horri me emrin Mc Gonigal, gjatë kohës që ishte në detyrë, nga Edi Rama në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, për shkatërrimin e opozitës shqiptare de facto për ne një puç antikushtetues ndaj opozitës shqiptare dhe Presidentit të Republikës si kundërshtar i Edi Ramës dhe,

2. Vendosja e gjobave shumë milionëshe ndaj biznesmenëve shqiptarë që ishin nën sanksione, duke i mashtruar ata se jeni në listë për sanksione dhe mund t’ju a heqim kundrejt pagesës së gjobës prej milona euro.

3. Ndërhyrje korruptive për heqje licence nafte nga Edi Rama një kompanie ruse dhe dhënien e saj po një kompanie ruse, të kontrolluar me sa duket nga Oleg Deripaska’, tha sot gjatë deklaratës për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco