Gjykata kërkoi të nisë hetimi ndaj tij/ Shkëlqim Cani: SPAK të na bëjë hije në këto ditë të nxehta

Gjykata kërkoi të nisë hetimi ndaj tij/ Shkëlqim Cani: SPAK të na bëjë hije në këto ditë të nxehta

13:36, 17/08/2023
A+ Aa A-

Përveç biznesmenit, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar, Prokuroria e Posaçme po vijon hetime të mëtejshme për koncesionin e sterilizimit për zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.

GJKKO i ka kërkuar SPAK-ut të nisë hetimet edhe për zyrtarë të tjerë, përfshirë dhe ish-ministrin Ilir Beqja, por edhe për Shkëlqim Canin.

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka folur për mediat pas dëshmisë në SPAK për koncesionin e sterilizimit. 

“Unë jam njeriu, i cili duhet të ruaj sekretin hetimor. Nuk mund të flas në detaje për atë që ndodhi. Po ju them se ka interesim në kuadër të transparencës. Meqë është gusht, vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me ju se po punojnë. SPAK-u ka nxjerrë ato gjethet të na bëjë hije që nesër në këto ditë të nxehta të jemi pa ndonjë siklet.

Sipas mendimit tim, duhet të pyesni ata dhe jo mua. Unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Ç’ne unë të njihesha me të (biznesmenin Rrapaj)? Të më jepte dhe me mua ca para? Nga ta gjej unë këtë lidhje? Pse duhet ta njoh unë atë? Unë po e jap përgjigjen saktë.

Ua thashë shumë herë, po atë përgjigje kam. Kur ka nisur koncesioni kam ikur nga detyra…Janë plotësuar kërkesat sipas ligjit. Ju çfarë më kërkuar, këto janë përgjigjet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco