Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

'Hajdutët e inceneratorit të Elbasanit, si Edi dhe Damiani janë përpjekur të bëjnë lekë për vete'

'Hajdutët e inceneratorit të Elbasanit, si Edi dhe Damiani janë përpjekur të bëjnë lekë për vete'

11:59, 17/08/2023
A+ Aa A-

Nga Edmond Spaho

Gazeta qeveritare “Tema”, pasi vendos një çorape në kokë trimërohet dhe nuk le askënd pa e sulmuar me gënjeshtra. Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit dhe përgjegjësinë e Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës, kam shkruar e folur dhe do të vazhdoj të shkruaj dhe flas.

Por në dallim nga gazeta “me çorape në kokë” unë nuk gënjej, nuk mashtroj apo të manipuloj që Edi dhe Damiani të duken si ëngjëj që janë përpjekur për një Shqipëri dhe Elbasan “të pastër".  Jo, janë përpjekur të bëjnë lekë për vete.

Më poshtë keni dokumentin që ka firmosur Damiani në kushtet kur ligji nuk ia lejon. Sipas dokumentit të firmosur nga Damiani, por edhe nga qeveria nëpërmjet zëvendëskryeministrit Peleshi, autorizohet Albtek Energy sh.p.k që të kryejë investimin 21,6 milionë euro nga buxheti i shtetit.  Ky investim buxhetor u jepet hajdutëve të Albtek për ta shfrytëzuar për 7 vjet.

Lekët janë të shtetit, fitimet i marrin hajdutët.

Sikurse e shihni nga dokumenti që ka firmosur në kundërshtim me ligjin, Damiani autorizon ndërtimin e impiantit të energjisë elektrike dhe i jep të drejtën Albtek Energy ta shfrytëzojë atë për 25 vjet, duke dorëzuar 2% të fitimeve, shtetit. E zezë mbi të bardhë. Kundërshtojeni po deshët.

Gazeta qeveritare me “çorape në kokë” dhe Damiani, shprehen se po të mos e firmoste ai këtë dokument, do të shkelte ligjin.

Ju që jeni kaq të ndjeshëm për hajdutët e inceneratorit të Elbasanit, a mund të më përgjigjeni për dy pyetje:

1. Cili ligj i jep të drejtë Damianit të firmosë këtë dokument, të cilit që në krye të herës i ka vene titullin “Miratim”?! Kush e lejon Damianin të bëjë miratime të tilla?

2. Përse Damiani i dha të drejtën Albtek Energy që të shfrytëzojë impiantin e prodhimit të energjisë elektrike për 25 vjet?! Përse nuk e dha, të themi për 7 vjet, aq sa ishte afati i shfrytëzimit të impiantit të plehrave?

A mund të më citoni ligjin ku bazohet Damiani të japë këtë të drejtë për 25 vjet?

Dhe së fundi një pyetje, që jua kam bërë vazhdimisht por që nuk përgjigjeni: 21.6 milionë euro, a janë të buxhetit të shtetit apo te privatit?

Sigurisht, janë të buxhetit të shtetit. Atëherë përse duhet që Albtek Energy ta shfrytëzoje impiantin e plehrave për 7 vjet dhe të bëjë para?

Me sa duket këtu vjedhin qeveritarët dhe u hedhin nga një kockë "pronarëve" të inceneratorit dhe gazetave “me çorape në kokë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco