Zhupa: Pr/ligji për Akademinë është antikushtetues, e shkroi Gjinushi për interesin personal

Zhupa: Pr/ligji për Akademinë është antikushtetues, e shkroi Gjinushi për interesin personal

11:13, 17/08/2023
A+ Aa A-

Nga Ina Zhupa 

Projektligji Koçi- Beqiraj për Akademinë e Shkencave është antikushtetues! Ligji i kaluar në mënyrë të paligjshme me më pak se gjysmën e Kuvendit, me 69 vota, i çuar pa firmat e duhura në Presidencë shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në shkelje të 3 neneve të Kushtetutës ky ligj nuk mund të bëhet pjesë e korpusit ligjor të vendit. Këto shkelje ia kam paraqitur edhe Presidentit të Republikës në letrën zyrtare të datës 27 korrik 2023, dhe në takimin zyrtar të datës 3 gusht 2023.

1 -  Sipas nenit 81, pika 1 të Kushtetutës, të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës dhe qartësisht zoti Gjinushi që pranoi hapur që është propozim i tij real, nuk mban asnjë nga këto funksione apo të ketë përmbushur kërkesën e 20 mijë firmave.

2 -  Sipas nenit 78 të Kushtetutës, pika 2, mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë. Për rrjedhojë mbledhja e dates 19 Korrik 2023 dhe vendimmarrjet e prodhuara aty janë nul, dhe rrjedhimisht projektligji nuk mund të kalonte në seancë plenare.

3 -  Sipas nenin e 18 të Kushtetutës: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Ky ligj krijon pabarazi mes akademikëve Emeritus. Njëri prej tyre privilegjohet në krahasim me të gjithë të ngjashmit e tij.

Me mbushjen e moshës 75 vjeç, anëtarët e Asamblesë, përgjithësisht kalojnë në një status, i cili u heq disa të drejta dhe detyrime që ata kishin deri një orë përpara se të mbushnin këtë moshë.

Të gjithëve me përjashtim të njërit!! Atij që është Kryetar i Akademisë së Shkencave. Askush nga akademikët nuk mund të ketë pas moshës 75 vjeç të drejta dhe detyra si akademik apo akademik i asociuar. Me përjashtim të njërit, të Skënder Gjinushit, i cili merr dhe ushtron edhe më shumë kompetenca sepse është ai që drejton Akademinë.

Image

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco