Berisha: Kjo është drejtësia me regji! Rama po fsheh vjedhjen e tij me Beqën

Berisha: Kjo është drejtësia me regji! Rama po fsheh vjedhjen e tij me Beqën

11:02, 17/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi për arrestimet për koncesionin e sterilizimit, duke thënë se kjo është është drejtësia me regji!

Berisha tha se kjo ishte vjedhje e Edi Ramës me Ilir Beqën.

POSTIMI I PLOTË

Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve.

Iliri ishte emigranti murator në Itali, të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës.

Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionimin e tij ishin në specializim!

Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner.

Edi Rama, për të fshehur vjedhjen e tij me Beqën, dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milionë sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vet, kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtronte si ordiner qytetarët duke iu thënë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish-zëvendësministrin e shëndetësisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqën e tij.

Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë të gjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjerët d.m.th janë mbi ligjin. Turp!

Për hollësi të plota lexoni këtu më poshtë investigimin e boldneës:

Sterilizimi, “bingoja” 100 mln euro e kompanive anonime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco