Arrestimet për ‘Sterilizimin’/ Prova që Rama e kontrollon SPAK

Arrestimet për ‘Sterilizimin’/ Prova që Rama e kontrollon SPAK

10:41, 17/08/2023
A+ Aa A-

Kur të mërkurën në mbrëmje vonë u mësua se ishte arrestuar biznesmeni Ilir Rrapaj, në mediat sociale nisën reagimet iluzive se tani priteshin pranga në nivele të larta. Rrapaj kishte arritur të fitonte një nga koncesionet më të majme në historinë e vendit, atë të sterilizimit.

Biznesmeni i panjohur, një emigrant që nuk ishte marrë ndonjëherë me këtë lloj pune, ishte katapultuar nga Edi Rama dhe Ilir Beqja për të marrë të paktën 100 milionë euro.

Historia që do kishte tronditur themelet e çdo qeverisje, edhe në vendet e botës së tretë, mori një tjetër kthesë mëngjesin e së enjtes. Kur më së paku priteshin pranga për ish-ministrin Ilir Beqja, SPAK zbuloi se ka urdhëruar arrestimin e ish-zëvendësministrit të Beqjas.

Një koncesion i këtyre përmasave do kishte çuar në qeli me kohë kryeministrin e vendit. Por të gjitha këto zhvillime janë një tregues i qartë se kush i kontrollon dhe kush i lëviz fijet e SPAK.

Njësoj si me mega-aferën e inceneratorëve, kur kreu i saj, Edi Rama çon në burg këdo që dëshiron nga zinxhiri ‘komandues’ i niveleve të poshtme, duke shfaqur si pronarë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, edhe në këtë rast, Ilir Rrapaj dhe një zëvendësministër ishin 'kapot'.

Në urdhër-arrestet e SPAK ishte edhe ndonjë specialiste e thjeshtë dhe ndonjë zyrtar i nivelit të tretë.

Deri më tani, plot 76 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë kanë shkuar në xhepat e atyre që morën këtë koncesion skandaloz.

Hetimi, me të cilin nisi jetën e tij SPAK, tregoi vetëm diçka të qartë: Se prokuroria e posaçme kontrollohet nga një njeri. Ai është kryeministri i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco