'Sterilizimi'/ Ish-ministri Shkëlqim Cani thirret në SPAK/ VIDEO

09:50, 17/08/2023
A+ Aa A-

SPAK thërret ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri do të pyetet në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.

Ministri i Financave i kohës, Shkëlqim Cani, shprehej parimisht dakord me koncesionin, por kërkonte nga autoriteti kontraktues, Ministria e Shëndetësisë, që ‘në çdo rast të mbahet në konsideratë që financimi i projektit gjatë gjithë periudhës së kohëzgjatjes së kontratës të respektojë në mënyrë rigoroze limitin buxhetor të parashikuar për këto shërbime që propozohen të jepen me koncesion'.

Ndërsa lidhur me riskun e inflacionit, ministri i kohës, Cani kërkonte që “të vlerësohet opsioni i përballimit tërësisht nga koncesionari, ose minimalisht ky risk të ndahet mes autoritetit kontraktor dhe koncesionarit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco