Berisha: Kryetari i Bashkisë Sarandë largon taksistët, vendin e zënë klani i tij

Berisha: Kryetari i Bashkisë Sarandë largon taksistët, vendin e zënë klani i tij

20:00, 16/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e shoferëve të taksisë të qytetit të Sarandës të cilët janë ankuar se u janë zënë vendet e parkimit nga kompania e taxive që janë ortak me kryetarin e bashkisë.

Taksistët janë shprehur se në vend që t’i ndihmojnë ata po përballen me një agresion nga pushteti pasi kërkojnë që të përkrahin oligarkët.

Postimi:

Vjedhje edhe me taksistët e partisë!

U presin kafshatën taksistëve të tjerë!

Lexoni denoncimin e taksistit dixhital:

- - - - - - -

Kryetari i Bashkise ne Sarande mbeshtet klanin e tij.

Pershendetje Doktor Berisha, jemi shofera taksie ne qytetin e Sarandes kemi nje problem reale me kompanin e taxive qe jane ortak me ish kryetarin e Bashkise dhe me kete aktualin. Po na marin frymen avash avash jemi mbi 40 familje qe punoim dhe ushqehemi te stacioni i portit te Sarandes. Sot ne mengjes u zgjuam me nje supriz nga 9 vende ne stacion na i beren 5 qe te favorizoin kompanit e oligarkve. Ne vend te na ndihmoin per te luftuar konkurencen dhe te na mbeshtesin keta po na i zaptoin edhe keto pak vende qe kan ngelur. Ju jeni e vetmja mundesi per ta publikuar kete shqetsim te madh qe po na cenon punen dhe buken e femijeve. I beim thirje Kryetarit te Bashkise Sarande mos u be pal me oligarket por behu pal me qytetaret sepse jane ata qe te kan votuar jane po ata qe do te ndeshkoin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco