Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Burimi: Meloni zhvilloi një vizitë private, Rama tenton ta shesë për të larguar vëmendjen nga skandalet

17:33, 16/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi vizitën e kryeministres së Italisë, Meëloni në Shqipëri ishte analisti Genc Burimi.

Burimi është shprehur se Meloni ka zhvilluar një vizitë private dhe se nuk kishte qëllime politike dhe se Rama në një verë të nxehtë politikë kërkon ta shesë për të larguar vëmendjen nga skandalet politike që kanë prekur qeverinë

"Në një aspekt të përgjithshëm Meloni ka zhvilluar një vizitë private dhe nuk mund të themi se ishte një vizitë për negociatash mes dy vendeve. Meloni preferoi të bënte një traget dhe jo një mjet shtetëror për qëllime pushimi pasi kjo do të shkaktonte një debat të jashtëzakonshme në Itali.

Është Rama që i dha kësaj vizite një karakter shtetëror. Ai ka një verë tepër politike tepër të nxehtë pasi  me skandalet e qeverisë me inceneratorët, arratisja e Ahmetaj dhe dosja e McGonigal . Ai ka si qëllim të zhvendosë vëmendjen nga aktualiteti i nxehtë dhe të shihet si një lider global dhe ai ka një tendencë ti vjedhë partnerët Partisë Demokrat8ike pasi  ajo dërgoi dhe një mesazh në kuvendin e organizuar nga PD.

E gjitha është një vizitë për pushime pasi  ai zgjodhi të udhëtonte 8 orë me traget dhe se teoria e një ngritje të termocentralit bërthamor nuk mundet që Europa të lejojë që ky vend aq ii korruptuar të jetë përgjegjës në menaxhimin e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco