‘Nuk po i bëjmë presion Kosovës’/ Hoveiner: Pa përparim në dialog s’ka integrim

‘Nuk po i bëjmë presion Kosovës’/ Hoveiner: Pa përparim në dialog s’ka integrim

16:56, 16/08/2023
A+ Aa A-

Ndërsa në Kosovë shtohen pakënaqësitë dhe zërat kundër atyre që i konsiderojnë si masa e qasje joproporcionale ndaj vendit, Shtete e Bashkuara theksojnë se kërkesat ndaj qeverisë në Prishtinë nuk kanë të bëjnë me presionin.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hoveiner theksoi megjithatë gjatë një takimi me dyer të mbyllura me gazetarët, se vendi nuk mund t’i vazhdojë proceset integruese pa bërë përparim në dialogun me Serbinë.

 ‘Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së, Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja’, tha ambasadori.

Sipas tij, kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që Uashingtoni i ka dhënë shtetit të Kosovës. Një nga synimet më të mëdha strategjike amerikane sipas tij, është ‘ta shohin dhe mbështesin Kosovën që zë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike’.

‘Si ambasador i Amerikës në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë: SHBA-ja ka një përkushtim të fortë, afatgjatë ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, kërkojmë nga Kosova që të zbatojë marrëveshjen e Ohrit dhe të lëvizë shpejt, për të çuar përpara negociatat, e për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe’, tha diplomati amerikan.

Hovenier tha se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe është një nga pikat që është identifikuar nga BE-ja si diçka që mund të shtensionojë situatën në këtë pjesë të vendit, dhe se SHBA-ja pajtohet me këtë kërkesë.

Ambasadori amerikan shtoi se pret që që serbët që jetojnë në veri, kësaj radhe, të marrin pjesë në zgjedhje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco