Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës, Veliaj duhej t’i monitoronte

Berisha: Zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës, Veliaj duhej t’i monitoronte

13:51, 16/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Erion Veliaj, duhej të monitoronte me detaje kontratën për djegësin e Tiranës. Megjithatë, gjatë këtyre 6 viteve, asnjë objekt nuk u ndërtua dhe 120 milionë euro u zhdukën.

“Erion Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak. Në përgjigje të një shkrese që i dërgon Damian Gjiknuri, asokohe ministria që duhej të bënte pagesat për djegësat, Veliaj shkruan: Bashkia e Tiranës ka pranuar të drejtat dhe detyrimet nga kontrata dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit 29 euro për ton. Angazhohemi për të kryer të gjitha veprimet dhe të përmbushim detyrimet nga kontrata, përfshi edhe asistencën dhe procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave, ashtu siç definohen në kontratë. Asistencën në proceset e shpronësimit dhe angazhohemi të shmangim çdo veprim që shkon kundër dispozitave të kontratës. Të gjithë marrëveshjet në kontratë, do të zgjidhen në përputhje me kontratën. Firmos me firmën e tij në muajin mars të vitit 2018, kryetari i saj, Erion Veliaj duke shkelur çdo ligj,” tha Berisha.

“Bashkia e Tiranës ishte përgjegjëse kryesore për monitorimin e çdo muaji, të punimeve, të depozitimeve dhe të gjithë zhvillimeve në fushën e Sharrës për djegësin e Tiranës. Kanë kaluar 6 vjet dhe nuk ka asnjë objekt të ndërtuar, në një kohë kur taksapaguesit dhe biznesmenët e detyruar kanë paguar mbi 120 milionë euro.

Ky është një akt i pashembullt në histori. Ky koncesion është quajtur koncesion privat, por çfarë koncesioni privat është ky, kur ka marrë nga qeveria dhe bashkia, 120 milionë euro dhe duhej ta kishte në përfundim djegësin. Ato i ka marrë Erion Veliaj me shokë dhe djegësi nuk ekziston në asnjë gjurmë.

Së pari, t’i japësh privatit për të ndërtuar për veten e tij, dhe jo me paratë e tij, është një krim i shëmtuar. Së dyti, zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco