Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Demokracia s'mund të burgoset': Kryebashkiaku i arrestuar i Himarës falenderon politikanët grekë

'Demokracia s'mund të burgoset': Kryebashkiaku i arrestuar i Himarës falenderon politikanët grekë

14:10, 15/08/2023
A+ Aa A-

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, që gjendet në burg, ka falenderuar pak orë më pas, kryebashkiakun e Athinës, z. Kostas Bakojanis, i cili ishte në krye të protestës që u mbajt dje në Himarë në mbështetje të tij dhe i bëri të ditur qeverisë shqiptare se “demokracia nuk mund të burgoset”.

Po ashtu, Beleri ka falenderuar edhe kryebashkiakun e Selanikut, z. Kostandino Zerva, si dhe figura të tjera politike që morën pjesë në protestë duke kërkuar lirimin e tij dhe marrjen e detyrës.

Në shënimin e tij në Fb, Fredi Beleri dërgoi publikisht këtë mesazh: “Dua të falenderoj përzemërsisht Kryetarin e Bashkisë Athinë, z. Kostas Bakoyannis, për mbështetjen aktive dhe domethënëse ndaj mundit tim por edhe për praninë e tij në protestën e sotme madhështore në Himarë. Fredis Belleris.”

Beleri po ashtu tha: “Dua të falenderoj përzemërsisht Kryetarin e Bashkisë Selanik z. Zerva për mbështetjen aktive në mundin tim dhe gjithashtu për praninë e tij në demostratën e sotme në Himarë.”

Kryebashkiaku i Athinës, lidhur me takimin, la këtë shënim me foto në Fb: "Sot, nga Himara, të gjithë dërguam një mesazh të qartë dhe të shëndoshë. Demokracia nuk mund të burgoset. Zëri i qytetarëve nuk heshtet. Urdhëri i popullit nuk vendoset. Himara ka një kryetar bashkie. Me emër dhe mbiemër. Fredi Beleris, Demokracia, drejtësia, shteti i së drejtës, të drejtat civile janë parime dhe vlera të panegociueshme."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco