VIDEO/ Dule: Kjo është vijë e kuqe, nëse Rama nuk tërhiqet do të ketë pasoja të rënda

20:10, 14/08/2023
A+ Aa A-

Vangjel Dule një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët e protestës në Himarë kundër vendimit politik për të penguar betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri është shprehur se kjo është vizë e kuqe dhe se nëse Rama nuk tërhiqet do të ketë pasoja të rënda.

Dule ka theksuar se qytetarët e Himarës janë qytetarë që e duan lirinë dhe se nuk mundet ti pengojnë në të drejtat e tyre kushtetuese.

Protesta ishte një kërkesë nga qytetarët e Himarës për të organizuar një tubim të tillë dhe të shprehim mesazhin se vendi i Belerit nuk është në qelitë e Edi Ramës si burgosuri i tij politik por në krye të punëve të bashkisë së Himarës.

Pjesëmarrja mesazhi dhe vetë tempi i dhënë nga qytetarët është një dëshmi e qartë e ndjenjës së revoltës që ka shkaktuar çështja e sajuar e Ramës dhe personave në radhët e policisë dhe drejtësisë. Ky është momenti i një reflektimi përfundimtar dhe nuk  do të tolerohet më nga qytetarët të cilët e kanë lirinë dhe barazinë si pjesë themeltare e tyre.

Himara ishte nja nga trevat e pakta që nuk ju nënshtrua perandorisë osmane, ruante marrëdhënie me Venedikun dhe Himara në vitin 1945 që i dha votë negative kundër komunistëve.

Burgosja e Belerit është burgosje ndaj lirisë dhe votës së lirë të qytetarëve por kjo nuk do të ndodhë dhe nuk do të tolerohet më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco