Meloni në Shqipëri, ja ku ka zgjedhur ti kalojë ditët e pushimit

18:27, 14/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri përmes portit të Vlorës, aty ku është pritur nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Mësohet se kryetarja e qeverisë italiane ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi këtë herë dhe jo për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb duket se pas zbarkimit në Vlorë, Meloni së bashku me familjarët e saj kanë shkuar te Rezidenca Qeveritare në Dhërmi.

Megjithatë nuk dihet ende nëse ky do jetë destinacioni përfundimtar i Melonit gjatë vizitës në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco