VIDEO SYRI TV/ Firma e Veliajt për inceneratorin e Tiranës, Këlliçi: Dokumentet do i dorëzojmë në SPAK

17:11, 14/08/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, i cili kandidoi për opozitën në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, ka publikuar fakte të reja që tregojnë se Erion veliaj është garant i inceneratorit të Tiranës. Në një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi publikon dokumente autentike, se Veliaj ka angazhuar financiarisht Bashkinë e Tiranës në këtë aferë, si dhe ka lehtësuar procedurat për ndërtimin e këtij djegësi, i cili nuk ekziston si objekt.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, publikoi prova të reja të cilat faktojnë se Erion Veliaj është garanti I aferës me inceneratorin e Tiranës. Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka denoncuar me anë të dokumenteve autentikë, se Erion Veliaj përmes një tjetër firme të tij, siguron që jo vetëm të angazhojë financiarisht Bashkinë e Tiranës në këtë aferë për 30 vite, por edhe të lehtësojë të gjitha procedurat për ndërtimin e këtij monumenti vjedhje, I cili ende nuk ekziston si objekt.

‘Sot po publikojmë një dokument tjetër po me firmë të Veliajt, i cili fakton pa pikë mëdyshjeje se ai, jo vetëm ka shpërdoruar detyrën duke anashkaluar Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur Ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”, por ai me firmën e tij, angazhohet për të kryer të gjitha veprimet në landfillin e Sharrës dhe t’i shërbejë biznesit të tij me Mërtirin.

Erion Veliaj me firmën e tij shprehet e zezë mbi të bardhë se ai jo vetëm angazhohet për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton (pa TVSH) përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Marrëveshjes (pra për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu angazhohet për të dhënë asistencë për të gjithë procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e Inceneratorit të Tiranës.

Ai po ashtu, me firmën e vetë merr përsipër të japë asistencë për proceset e shpronësimit si dhe të shmangë çdo veprim që bie ndesh me Kontratën, frymën dhe anekset e saj. Pra garanton që vjedhja përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës të vijojë për 3 dekada’, shkruan Belind Këlliçi.

Në lidhje me firmat e hedhura nga Veliaj për këtë aferë, Këlliçi I drejton edhe një pyetje kryebashkiakut të Tiranës.

‘Një pyetje për kryebashkiakun. A e mban mend se çfarë tabelash ke firmosur dhe bashkëngjitur me këtë shkresë?’, shkruan Këlliçi në postimin e tij në Facebook.

Belind Këlliçi paralajmëron se në ditët në vijim do të depozitojë në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dokumentin e plotë bashkë me korrespondencën mes Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco