Zjarrëfikësit shuajnë zjarret me kazma e lopata si në Mesjetë, Rama përdor helikopterin si taksi për miqtë e tij

Zjarrëfikësit shuajnë zjarret me kazma e lopata si në Mesjetë, Rama përdor helikopterin si taksi për miqtë e tij

00:41, 14/08/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që shqiptarët kanë parë pamje mesjetare gjatë kësaj vere, ku zjarrëfikësit shuajnë zjarret me kazma e lopata sepse s'ka mjete, e për pasojë digjen mijëra hektarë pyje e ullishta, Edi Rama ngren helikopterin për të çuar në Himarë këshilltarin e tij, Tony Blair.

Image

Ndëkohë që shqiptarët e turistët presin nga 5-6 orë në trafik nga Veriu në Jug gjatë sezonit të verës, Rama miqtë e tij i shëtit me helikopter.

E ka kthyer Shqipërinë në çiflig personal, vidh, shpërdoro e mos jep llogari.

Vetë harxhon miliona euro udhëtime me çarter personal dhe nuk lejon komision hetimor parlamentar se i quan xhirot e tij “sekret shtetëror” e miqtë që i quan këshilltarë, por i përdor si lobistë, nuk bën transparencë as për ata se sa i paguan, kush ua paguan pushimet kur vijnë në Shqipëri etj.

Tony Blair nuk lëviz askund pa u paguar, ashtu si edhe Bill Clinton, i cili ishte disa ditë më parë në në vendin tonë. Për të dy dihet botërisht që nuk bëjnë udhëtime e nuk mbajnë fjalime pa u paguar.

Image

Por shqiptarët nuk pysin dot se kush i paguan këta? Sa i paguan? Për çfarë i paguan Edi Rama?

Nuk pyesin dot se kanë turp!

Nuk pyesin dot se u turret lukunia mediatike e servilëve të pushtetit e i 'masakron'.

Se në Shqipëri është turp të ngresh pyetje legjitime dhe të kërkosh llogari ndaj njerëzve që në një moment të janë gjendur, sigurisht të janë gjendur kur ke qenë në të drejtë.

Kujtojmë se studio ligjore,“Omnia Strategy'', në pronësi të Sheri Blair, bashkëshorte e ish-kryeministrit britanik, Toni Blair, ka përfituar mbi 450 mijë euro nga qeveria shqiptare vetëm në dy javët e fundit të Shtatorit 2022.

Kompania britanike përfaqësonte Shqipërinë në çështjet e Arbitrazhit përballë biznesmenit Italian, Francesko Beketi, gjyq i cili u humb nga Shqipëria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli14/08/2023 10:29

He mo edhe ju si beni , e vertete eshte qe ne Angli , ky Bleri nuk e ka shansin ta mare kete sherbim nga sherbimet publike edhe pse atje eshte ish Kryeminister por ne Shqiperi meqe ka keshilluar bablokun "pa para" ( vetem zyra ligjore e te shoqes se Blerit ka afruar konsulencen ligjore me vlere 12 - 13 mln euro nder keto edhe per te humbur gjyqin me Beketin) nuk ka se si te mos i ofrohet mjeti fluturues i ushtrise per ta derguar deri me Himare per pushime...

Shto koment

Denonco