Berisha për median italiane: Rama bën propagandë, kanë ikur 1 milionë shqiptarë

Berisha për median italiane: Rama bën propagandë, kanë ikur 1 milionë shqiptarë

19:02, 10/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës në mediat italiane në një prononcim për agjencinë ‘Adchronos’ të publikuar edhe nga Corriere ‘de la sera Online’.

Në komentin e tij, Berisha thotë se postimi i Ramës është vetëm propagandë sepse shqiptarët po largohen. Nga viti 2014-2022 sipas Eurostat, mbi 1 milion shqiptar janë larguar nga Shqipëria për shkak të regjimit të Ramës.

Padyshim fluksi turistik drejtë Shqipërisë është rritur, por pasiguria, korrupsioni dhe varfëria shumë e lartë po shkretojnë vendin dhe detyrojnë shqiptarët të largohen prej tij.

Gazeta e njohur italiane në një shkrim të djeshëm, i ka dhënë një shuplakë të vërtetë Ramës dhe propagandës së tij për  turizmin që Shqipëria ofron.

Në artikullin e mëposhtëm thuhet se Shqipëria është shumë ndryshe nga kartolina tropikale ku shkon për pushime të lira. Ndërkohë që mes rreshtash thuhet se Rilindja e Shqipërisë do të ndodhë kur të rinjtë të mos detyrohen më të emigrojnë nga toka e tyre e mrekullueshme.

Ndërkaq, duke folur sot për memen e postuar në rrjetin e tij social ku pasqyrohej një foto e anijes ‘Vlora’ të 8 gushtit 1991, me 20 mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i kundërt: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri shkaktoi polemika në mediat italiane, Rama është shprehur se kishte rënë në kurth.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco