Rama nuk kërkon falje për memen e eksodit: Gjyshja ime kishte gjak italian

Rama nuk kërkon falje për memen e eksodit: Gjyshja ime kishte gjak italian

17:05, 10/08/2023
A+ Aa A-

Si zakonisht, Edi Rama edhe kur shkakton skandale dhe pakënaqësi nuk di të kërkojë falje. Duke folur për nemen e postuar në rrjetin e tij social ku pasqyrohej një foto e anijes ‘Vlora’ të 8 gushtit 1991, me 20 mijë shqiptarët që zbarkuan në Bari, dhe pranë saj, i njëjti imazh i kundërt: turistët italianë që zbarkojnë në Shqipëri shkaktoi polemika në mediat italiane, Rama është shprehur se kishte rënë në kurth.

Në një intervistë për ‘La Repubblica’ Rama ka thënë gjithashtu se gjyshja e tij kishte gjak italian.

Si ju lindi ideja ta postoni në Instagram?

Edi Rama: Rashë në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë e rrjeteve sociale më thanë se ishte një meme… E postova sepse ky është një moment i veçantë për ne’.

Në çfarë kuptimi?

Edi Rama: Shifrat janë mbresëlënëse. Rritja e turizmit është 35% dhe po shkon drejt 45%. Vetëm gjysmë milioni italianë.

Është provokim i juaji?

Edi Rama: Jo kundër Italisë, jam i dashuruar me të. Gjyshja ime kishte gjak italian dhe më fliste në gjuhën tuaj që kur linda. Dhe Italia ishte e vetmja dritare drejt botës jashtë bunkerit të diktaturës. Televizorët ishin errësuar, por në Vlorë në verë, nëse moti ishte i mirë, mund të shihnim Rain dhe Telenorbën. Dhe hoqëm dorë të shkonim në plazh. Imagjinoni një duzinë fëmijësh të ulur në dysheme përpara televizorit bardh e zi të gjyshërve të mi. Më pas erdhën vitet nëntëdhjetë dhe zbuluam Lamericën, si në filmin e Gianni Amelio.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco