‘Rama, antishqiptar’/ Berisha: Fronti opozitar, i domosdoshëm për kthimin e opozitës në pushtet

09:58, 10/08/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë tjetër se PD do të bëjë gjithçka për krijimin e një fronti opozitar sa më të gjerë, i cili është i domosdoshëm për përmbysjen e këtij regjimi që ka pushtuar vendin.

Duke e quajtur kryeministrin Edi Rama si një antishqiptar, i cili nga mëngjesi deri në darkë bën gjithçka kundër lirisë së shqiptarëve dhe interesit të shqiptarëve në Shqipëri dhe rajon, Berisha thotë se demokratët do bëjnë gjithçka që të ringrihen përsëri.

Berisha: Ne do ngrihemi! Do bëjmë atë që nuk kemi bërë deri sot. Ky ka kap çdo pushtet. Kjo e vështirëson por nuk e bën të pamundur misionin tonë. Ne do bëjmë gjithçka për një front opozitar sa më të gjerë. Natyrish parti politike opozitare të vërteta, me grupe organizata, me individë influent, por një front opozitar është i domosdoshëm qoftë për përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme demokratike qoftë për një proces zgjedhor të gjerë të frontit opozitar ku opozita të rikthehet në pushtet. Është gusht fundi i kohës se fillon dhe ngjitet por ne duhet të bëjmë gjithçka të mos humbasim asnjë kohë. Duhet të bëjmë gjithçka se detyrat i kemi jo të lehta por absolutisht të përballueshme dhe të ngrihemi përsëri.

U bë gjithçka për të na përjashtuar nga procesi zgjedhor. Se të gjitha ato masa kishin një qëllim që ne të largoheshim. Ne morëm vendimin më të drejtë, ne nuk largohemi, tani duhet të përballemi me ta. Ne kemi përballë një armik të egër, një antishqiptar, i cili nga mëngjesi deri në darkë bën gjithçka kundër lirisë së shqiptarëve por në fakt dhe interesit të shqiptarëve në Shqipëri dhe rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco