Inceneratori i Tiranës/ PL: Bashkia nuk jep informacion. Veliaj vijon të fshihet në zyrën e tij

Inceneratori i Tiranës/ PL: Bashkia nuk jep informacion. Veliaj vijon të fshihet në zyrën e tij

13:25, 09/08/2023
A+ Aa A-

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka denoncuar fshehjen e informacioneve për inceneratorin e Tiranës.

Në një deklaratë për mediat përpara Bashkisë së Tiranës, Caka renditi pikat për të cilat deputetja, Monika Kryemadhi ka kërkuar informacion në bashki por dhe pse kanë kaluar 60 ditë nuk ka marrë përgjigje.

Caka thotë se Bashkia e Tiranës është vendi i krimit përsa i përket aferës më të madhe në Shqipëri, asaj të inceneratorit të Tiranës.

Caka: Bashkia e Tiranës është vendi i krimit përsa i përket aferës më të madhe në Shqipëri, asaj të inceneratorit të Tiranës. Që Erion Veliaj vazhdon të fshihet pas derës së zyrës dhe të fshehë në mënyrë të njëpasnjëhe të shkel ligjet e shtetit shqiptar. Më 12 qershor deputetja Kryemadhi ka kërkuar informacion që synon transparencë për inceneratorin e Tiranës.

1. Informacion se sa ton mbetje janë depozituar për çdo vit kalendarik.

2. Informacion mbi pagesat e kryera çdo muaj e vit.

3. Kopje të marrëveshjes së firmosur mes palëve.

4. Një kopje të  marrëveshjes së këshillit Bashkiak për financimin mes palëve.

Dhe pse kanë kaluar 60 ditë nga dita e kërkesës, Veliaj vijon të fshihej në zyrën e tij. Veliaj sot hesht në mënyrë të turpshme. Këtë transparencë e kërkojmë për interes të qytetarëve, ne thjesht kemi kërkuar informacion. Pse fshihet Veliaj? Ne e dimë që Erion Veliaj e ka një mbrojtës nga pas por dhe mbrojtësi do ta lëshojë shumë shpejt pasi data e skadencës së Erionit ka afruar gjithnjë e më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco