VIDEO/ Shpifjet për përfitime nga kulla e re pas TOB, Berisha përsërit: E ftoj Ramën ta anulojë menjëherë lejen!

VIDEO/ Shpifjet për përfitime nga kulla e re pas TOB, Berisha përsërit: E ftoj Ramën ta anulojë menjëherë lejen!

09:55, 08/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka ndaluar qesëndinë e tij për shpifjen më absurde që i është bërë ditët e fundit nga rrethi i ngushtë mediatik i qeverisë “Rama” për përfitime nga ndërtimi i një kulle të re në zemër të Tiranës, pikërisht pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Duke veçuar me video, një moment, nga qëndrimi i mbajtur dje publikisht mbi këtë çështje, Berisha shkroi në Fb:  “Edi Rama me lëpirësit e tij thonë se Sali Berisha (që nuk ka dhënë leje për asnjë kullë kur ishte në pushtet) ka dhënë tani që është në opozitë”!!!

Kujtojmë se akuzat nga disa media ndaj kreut të PD-së kanë ardhur pikërisht në momentin kur kupola qeveritare është tronditur fund e krye nga skandali i inceneratorëve, arrestimet, shpalljet në kërkim, arratisja e Zv.Kryeministrit, sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës dhe  thellimi i hetimeve drejt figurave kyçe të pushtetit.  

Në vijim, përgjigja e plotë e z. Berisha dhënë dje mediave pikërisht për çështjen e grataçielës së re "Mount Tirana".

Pyetja: Prej disa ditësh po vlojnë akuza lidhur me një kullë disakatëshe, le të themi rreth 200 metra që do të ndërtohet në një nga lulishtet e kryeqytetit, në vendin e njohur ndryshe si ish-gropa e Hajdin Sejdisë, ndërkohë që ka akuza që djali juaj, z.Shkëlzen Berisha është një nga përfituesit. Nga ana tjetër, ka edhe akuza publike të drejtuara ndaj jush që nuk keni lejuar deputetët e PD për të denoncuar dhe reaguar pasi ndërtuesi, apo një nga pronarët e kësaj kulle ka financuar foltoren dhe të disa aktivitete tuajat. Sa të vërteta janë këto akuza, dhe cili është qendrimi juaj?

Berisha: Shpifje dhe trillime të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari, e gjithë përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston. Pse e them këtë? E them këtë se:

1. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit në vitin, në mos gaboj në vitin 2012, ose diçka, ka qenë për ndërtimin e ndërtesave me lartësi 6-8 katë në të gjithë territorin e Tiranës. Ata që përpiqen të më atribuojnë mua, ata janë shpifarak të mjerë, së pari.

Së dyti, në qoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje, duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes, apo Carlo Bollinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë, e ftoj Edi Ramën të anulojë menjëherë lejen.

Së treti, PD del sot me deklaratën e saj në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim, me pronarët, me respektimin e vendimit të gjykatave, etj.

Pra, nuk bëhet PD, ta ketë të qartë cilido. Nuk i dikton dot kush agjendën asaj, përveçse vet, sikundër nuk kërkon t’ua diktojë të tjerëve. Pra, të përpiqesh të mbulosh në shpifje e trillime se kulla nuk është përmend, apo këto pse del, këto janë gjëra të mjera, të dështuara, nuk kanë asnjë lidhje.

Apo fajin e ka Saliu për kullat? Unë nuk kam dhënë asnjë kullë, dhe nuk do të jipja asnjëherë, pikë. Përveçse, po të zgjidhej një zonë, se dua të jem i hapur, po të zgjidhej një zonë e pandërtuar, ku mund të ndërtohej një kuartier i ri që shpreh arkitekturën bashkëkohore, të cilën unë sigurisht nuk e kundërshtoj."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco