Akuza për kullën/ Berisha: Trillime për të shuar flakët e djegësit që nuk ekziston. Rama të anulojë lejen

Akuza për kullën/ Berisha: Trillime për të shuar flakët e djegësit që nuk ekziston. Rama të anulojë lejen

13:09, 07/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur edhe akuzave për kullën që do ndërtohet pas TOB, duke i quajtur ato trillime dhe përpjekje për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë.

Sipas Berishës, të mendosh se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të kesh humbur çdo mendje, megjithatë e ftoi kryeministrin të anulojë lejen e dhënë për kullën.  

Pyetje: Prej disa ditësh po vëlojnë akuza për një kullë rreth 200 metra që do të ndërtohet në një nga lulishtet e kryeqytetit te ish-gropa e Hajdin Sejdisë, ndërkohë që ka akuza që djali juaj Shkëlzen Berisha është njëri nga përfituesit. Nga ana tjetër ka dhe akuza publike të drejtuara kundër jush që nuk keni lejuar deputetët e PD-së për të denoncuar dhe reaguar pasi ndërtuesi apo njëri nga pronarët e kësaj kulle ka financuar foltoren dhe të gjitha aktivitetet tuaja. Sa të vërteta janë këto akuza?

Berisha: Shpifje dhe trillime të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari e gjitha përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston. E them këtë sepse një, gjatë qeverisjes së PD-së, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit në vitin 2012 ka qënë për ndërtimin e ndërtesave me lartësi 6 deri në 8 kate në të gjithë territorin e Tiranës. Ata që mundohen të më atribuojnë mua janë shpifarak të mjerë.

Së dyti, nëqoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të kesh humbur çdo mendje, duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazës apo Karlo Bolinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë e ftoj Edi Ramën që të anulojë menjëherë lejen. PD del sot me deklaratën e saj në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim. Me pronarët me respektimin e vendimit të gjykatave etj. Nuk bëhet PD dhe nuk i dikton dot agjendën asaj përveçse vetë.   

Pra, të përpiqesh të mbulosh në shpifje e trillime se kulla nuk është përmend, apo këto pse del, këto janë gjëra të mjera, të dështuara, nuk kanë asnjë lidhje. Apo fajin e ka Saliu për kullat? Unë nuk kam dhënë asnjë kullë, dhe nuk do të jipja asnjëherë, pikë.

Përveçse, po të zgjidhej një zonë, se dua të jem i hapur, po të zgjidhej një zonë e pandërtuar, ku mund të ndërtohej një kuartier i ri që shpreh arkitekturën bashkëkohore, të cilën unë sigurisht nuk e kundërshtoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco