Berisha: Ministria e Financave e refuzoi 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por Veliaj e çoi përpara aferën korruptive

Berisha: Ministria e Financave e refuzoi 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por Veliaj e çoi përpara aferën korruptive

12:15, 07/08/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike zyrtare, origjinale faktojnë se Veliaj është autori më kryesor së bashku me Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna që disponohen plotësisht edhe nga SPAK, dëshmojnë se jo 1, por 6 herë ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë AHmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, që e konfirmon KLSH.

Janë të gjitha datat në të cilat Ministria e Financave ka shprehur diaprovimin e plotë”, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco