Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

'51% të aksioneve'/ Berisha: Balluku pas falimentimit të ujesjellësit të Durrësit!

'51% të aksioneve'/ Berisha: Balluku pas falimentimit të ujesjellësit të Durrësit!

15:26, 06/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij, ku thuhet se zv.kryeministrja Belinda Balluku qëndron pas falimentimit të ujësjellësit të Durrësit.

‘Balluku pas falimentimit të ujesjellësit të Durrësit!’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Balluku pas falimentimit të ujesjellësit të Durrësit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Miredita Doktor, po ju them arsyen e vërtetë se përse Belinda Balluku është futur për të shpëtuar ujësjellsin e Durrësit, pas kesaj qëndron Ceno Klosi. Spartak Kovaci ish pjestar i grupit te Gjushit, është djali i dajës së Cenos. Se fundmi është shkëputur nga to e është futur në grupin e Belindës, ku shikohet në tavolina duke festuar bashk me to, vila Feliz, restoranti i Ceno Klosit.

Me urdhër të Belinda Ballukut filloi skenari për të fshehur provat e vjedhjeve dhe për të shpëtuar Takun e Cenos se Tatimeve nga burgu.

Në muajin maj 2022, në shkelje të plotë të ligjit për shoqëritë aksionere me 100% kapital shtetëror, ministrja Belinda Balluku, urdhëroi Agjencinë e Ujërave, që Ujësjellësit të Durrësit t’i hiqeshin Vora e Kurbini dhe të shtohej si ortake Ministria e Energjisë, Rrogozhina e Kavaja.

Në “Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A”, ministria e Ballukut ka marrë 51% të aksioneve dhe komandon. Pra eshte krijuar nje shoqeri parale me shoqërinë aktuale që ekziston ende në QKB me emrin “Ujësjellës- Kanalizime Durrës SH.A”.

Ndërsa dokumentacionin e gropës së zezë, 198 milionë Euro borxhe dhe 122 milionë Euro faturë korrupsioni e vjedhjesh, e ka marrë drejtoria AKUM e ministrisë së Belindës.

 

.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco