Berisha: Nuk na e ndryshon kush emrin! Basha është peng mjeran i Ramës

Berisha: Nuk na e ndryshon kush emrin! Basha është peng mjeran i Ramës

13:03, 04/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot edhe spekulimet se mund të ndryshojnë emrin e partisë.

“Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD.

Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme.

Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin.

Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti,” tha Berisha.

I pyetur për Lulzim Bashën, ai tha: “Sot kam vetëm një fjalë: është historia e degradimit të plotë të një njeriu të marrë peng dhe me zero integritet.

U keqpërdor në 32 vite si askush tjetër nga kryeministri i endit.

Besoj se nuk ka shqiptar që nuk e di sot se Lulzim Basha është një peng mjeran i Edi Ramës me dosjet e larjes së parave dhe Toyota Yaris.

Ka njerëz që tek-tuk bëjnë sikur nuk e dinë. Por këta u intereson të bëjnë sikur nuk e dinë se këtë nuk ka mbetur njeri pa e marrë vesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco