VIDEO/ Skandali seksual i Gjicit/ Nënkryetari i Bashkisë së Kukësit në SPAK

12:02, 04/08/2023
A+ Aa A-

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur paraditen e sotme në SPAK.

Sipas burimeve për SYRI-n, mësohet se Gjana do të merret në pyetje në lidhje me tenderin e sterilizimit të qenëve, pasi është personi i cili ka miratuar veprimet procedurale.

Kujtojmë se pas skandalit seksual të Safet Gjicit në zyrë me Alma Kaçin, Gjana është personi i cili është thirrur nga kryebashkiaku për të ndjekur procedurat për dhënien e tenderit për sterilizimin e qenëve endacakë në Kukës.

Gjici u rizgjodh më 14 maj, por dha dorëheqjen më 16 qershor dhe po atë ditë u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë.

Ai u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco