Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka përfunduar reduktimi i mëtejshëm i forcave policore nga ndërtesat komunale në veri, në masën prej 25 përqind, sipas marrëveshjes së arritur në Bratislavë mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“U kry tërheqja”, ka thënë shkurtimisht Elshani.
Më 10 korrik në Bratislavë, kryenegociatori Besnik Bislimi dhe emisari i BE-së Miroslav Lajçak u dakorduan për katër hapat që do të ndiqen për t’u ulur tensionet në Veri. Hapi i parë dhe i dytë kanë të bëjnë me reduktimin e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale.
© SYRI.net