E zunë poshtë pllakat e mermerit/ Viktima në Durrës ish-student i dhjetorit, deputeti i PD: Na le trishtim të madh Arben! U prehsh në paqe!

E zunë poshtë pllakat e mermerit/ Viktima në Durrës ish-student i dhjetorit, deputeti i PD: Na le trishtim të madh Arben! U prehsh në paqe!

23:05, 03/08/2023
A+ Aa A-

Arben Kurmeka është 52-vjeçari që humbi jetën tragjikisht paraditen e kësaj të enjte në Durrës, pasi e zunë poshtë pllakat e mermerit të cilat rrëshkitën nga kamioni me të cilin ai punonte.

Mësohet se Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të. Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.

Ai ishte një njeri optimist dhe që e donte jetën, familjen, miqtë dhe shokët si rrallëkush tjetër. Kurmeka ishte një prej qindra idealistëve që firmosën krijimin e Grupimit “Dhjetor ’90”.

Në lidhje me ndarjen e tij nga jeta, ka reaguar dhe deputeti i PD-së për Qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan:

“Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco