Kush është Artur Metani, ‘çekani’ i Ramës mbi drejtësinë dhe roli i tij në aferën e djegësave

Kush është Artur Metani, ‘çekani’ i Ramës mbi drejtësinë dhe roli i tij në aferën e djegësave

13:25, 03/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, kërkoi sot dorëheqjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, duke thënë se është i zhytur në aferën e djegësave.

Por kush është Artur Metani, që njihet ndryshe edhe si ‘çekani’ i Ramës në drejtësi?

Dihet që Edi Rama ka shumë leva në drejtësi, që nisin nga motra e Belinda Ballukut e përfundojnë te kunati i Mimi Kodhelit.

Por Metani ka një lidhje direkte me Ramën.

Metani ka qenë drejtor juridik pranë Edi Ramës në kryeministri, prej nga u katapultua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Vëllai i ish-ministres së Ramës, Eglantina Gjermenit, tani ka në dorë që të kontrollojë të ashtuquajturën drejtësi të re.

Mjafton të kujtojmë se para pak ditësh, pasi kryeministri shpërtheu në kërcënime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Metani shkoi në takim te ministri Taulant Balla dhe iu bind urdhrave të tij për të hetuar njerëzit e drejtësisë.

Por cili është roli i tij në aferën e inceneratorëve?

Opozita e akuzon se është ai personi që qëndron pas mbledhjes skandaloze ku u vendos shpallja e emergjencës mjedisore që i hapi rrugën aferës së inceneratorëve.

Fillimisht ishte Edi Rama që firmosi krijimin e komisionit për shpalljen e emergjencës me 12 zëvendësministra.

Komisioni u mblodh, por 9 zëvendësministra votuan kundër duke rrëzuar propozimin e Ramës. Meqë dështoi në mbledhjen e parë, Rama urdhëroi mbledhjen e dytë, e cila u bë në Ministrinë e Mjedisit me 5 zëvendësministra. Aty Rama dërgoi Metanin, kreun e departamentit juridik në kryeministri edhe pse ai nuk ka asnjë tagër të shkojë në këto mbledhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco