Lajmi i fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Real-Bayern, shihni si rreshtohen skuadrat në ‘Bernabeu’

U rrëzoi Gjykata Kushtetuese ankimimin ndaj Portit të Durrësit/ Ambasada gjermane reagon në favor të kompanisë EMS

U rrëzoi Gjykata Kushtetuese ankimimin ndaj Portit të Durrësit/ Ambasada gjermane reagon në favor të kompanisë EMS

18:21, 02/08/2023
A+ Aa A-

Pas prishjes së kontratës  nga Autoriteti Potual i Durrësit me kompaninë gjermane ‘EMS Albanian’ ka reaguar ambasada gjermane në Tiranë.

Zëvendësambasadori dhe Referenti i Ekonomisë në ambasadën Gjermane, Thilo Schroeter, ka vizituar ditën e djeshme kompaninë EMS Albanian Port Operator në portin e Durrësit.

Sipas një njoftimi të bërë nga Ambasada, thuhet se arsyeja e vizitës ka qenë për të krijuar një ide mbi situatën e kompanisë.

“Kushtet e drejta dhe ligjore për investitorët e huaj janë thelbësore për perspektivën e Shqipërisë si vend për të bërë biznes dhe të ardhmen e saj si pjesë e tregut të brendshëm europian”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kompania gjermane EMS APO, që prej 9 vitesh operon për zbatimin e kontratës koncesionare për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në terminalin lindor të portit të Durrësit, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë disa dispozita të ligjit nr. 79/2022, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit, si të papajtueshme me Kushtetutën, duke pretenduar, se ato cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike dhe parimin e barazisë përpara ligjit.

Në pretendimin e saj kompania thoshte se "Republika e Shqipërisë ka marrë përsipër të privilegjojë investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo bie ndesh me dispozitat e MSA-së, gjithashtu marrëveshja diskriminon investitorët vendas dhe ata të komuniteteve evropiane e shteteve anëtare, të cilët respektojnë parimet e gjithëpranuara të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës, që garantohen nga procedura konkurruese, ndërsa investitorët e Emirateve të Bashkuara Arabe i vendos mbi këto parime dhe ata përfitojnë kontrata publike pa iu nënshtruar procedurave përzgjedhëse konkurruese"

Më tej ata pretendonin se cënohen në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtat dhe liritë e tyre, të cilat, bazuar në kontratën e koncesionit, zhvillojnë veprimtari ekonomike në Terminalin Lindor dhe kanë realizuar investime.

Por Kolegji vlerësoi se kërkueset nuk kanë parashtruar argumente kushtetuese për të provuar cenimin real dhe jo hipotetik të të drejtave dhe lirive të tyre themelore të mbrojtura kushtetutshmërisht.

Në këtë kuptim, kërkueset nuk kanë arritur të provojnë se cilat janë interesat e tyre konkrete që janë prekur nga ligji nr. 79/2022 me të cilin është miratuar marrëveshja kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company sh.a. dhe NSHMI Development L.L.C., në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, për rrjedhojë nuk legjitimohen ratione personae për kundërshtimin e dispozitave objekt kërkese" shkruhet në vendimin e argumentuar të gjykatës.

Po kështu Kolegji  vëren se  çdo pretendim që ka të bëjë me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare pas ratifikimit të saj nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit kushtetues.

Kolegji vlerëson se në kushtet që kërkueset nuk arritën të provojnë interesin e tyre për t`iu drejtuar kësaj Gjykate, nuk është e nevojshme të vijohet me vlerësimin e kritereve të tjera të legjitimimit. Në përfundim, Kolegji çmon se kërkesa nuk plotëson kriteret ligjore për kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare"  në vendimin e Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga Elsa Toska,Kryesuese, Ilir Toska, Anëtar e Genti Ibrahimi,anëtar.

Vendimi mban datën 18 korrik 2023.

Në 24 nëntor 2023, në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që kanë mbërritur nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste miratoi me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco