Këlliçi: Veliaj prapa hekurave jo vetëm për inceneratorin e Tiranës por edhe për Ardit Gjoklajn

14:05, 02/08/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK, duke kujtuar dëshminë e kryebashkiakut Erion Veliaj në komisionin hetimor të zhvilluar 1 vit më parë.

‘1 vit më parë, kur Erion Veliaj nuk gjente dot asnjë përgjigje se përse kishte shkelur ligjin dhe fliste për pyllin orbital imagjinar’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu Këlliçi ka theksuar se Veliaj të shkojë prapa hekurave, jo vetëm për vjedhjen e 430 milionë eurove me inceneratorin e Tiranës, por mbi të gjitha ai duhet të paguajë për Ardit Gjoklajn.

Postimi i plotë:

1 vit më parë, kur Erion Veliaj nuk gjente dot asnjë përgjigje se përse kishte shkelur ligjin dhe fliste për pyllin orbital imagjinar.

Veliaj duhet të shkojë prapa hekurave, jo vetëm për vjedhjen e 430 milionë eurove me inceneratorin e Tiranës, por mbi të gjitha ai duhet të paguajë për Ardit Gjoklajn!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco