Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Rama kërcënon prokurorë e gjyqtarë/ Metani i bindet urdhrit të Ballës

Rama kërcënon prokurorë e gjyqtarë/ Metani i bindet urdhrit të Ballës

10:15, 02/08/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Duke përdorur si justifikim çështjen e zjarreve, kryeministri po sulmon drejtësinë, duke i kërkuar njeriut të tij, Artur Metani, që të ndëshkojë gjyqtarët dhe prokurorët.

Metani, ish-drejtor juridik pranë Edi Ramës, u katapultua si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Vëllai i ish-ministres së Ramës, Eglantina Gjermenit, tani ka në dorë që të kontrollojë të ashtuquajturën drejtësi të re.

Kështu, pak pas këtyre sulmeve të kryeministrit Rama ndaj drejtësisë, Taulant Balla ka takuar Metanin, duke i kërkuar ndëshkim ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Metani i është bindur kërkesave të Ballës.

“Nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Metani u shpreh angazhimi maksimal i verifikimit të rasteve të tilla, si dhe trajtimi i tyre me prioritet. Z. Metani garantoi se çdo magjistrat që shkel ligjin do të ndëshkohet, në përputhje me parimet dhe rregullat e legjislacionit në fuqi dhe se cdo proces do të zhvillohet në përputhje e respekt për rolin dhe pavarësinë e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco