Kryetari i PD-së Pogradec: Kunatizimi i opozitës doli cullak, sallat bosh, dëgjohej vetëm gërhitja e tij dhe përjashtimet e Jeminit

Kryetari i PD-së Pogradec: Kunatizimi i opozitës doli cullak, sallat bosh, dëgjohej vetëm gërhitja e tij dhe përjashtimet e Jeminit

21:22, 29/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Pogradec, Genti Çela, ka reaguar sot pas farsës së Lulzim Bashës për të vijuar të mbajë peng simbolet e PD-së.

Refuzimi i demokratëve ishte frymëzues dhe kunatizimi i opozitës doli sot cullak në sallat bosh ku mund të dëgjohej gërhitja e tij tok me përllogaritjet dhe përjashtimet e Jeminit",- shkruan Çelan në Facebook.

Postimi i plotë: 

Frymëzues ishte refuzimi që demokratët i bënë sot farsës qesharake të vulës.
I braktisuri i të gjithëve, (katandisur me 8 deputetë) rrëmbeu siglën për t’a kyçur në vilat e Gon Papulit nga ku lundron tenderave me të cilët e përkëdhel pushteti.
Kunatizimi i opozitës doli sot cullak në sallat bosh ku mund të dëgjohej gërhitja e tij tok me përllogaritjet dhe përjashtimet e Jeminit.
Pazaret Rama-Basha-Balla vetëm sa do të bashkojnë edhe më tej demokratët.
Tashmë e dimë mirë se ç’zezozë kemi përballë.
E di, nuk është e lehtë, nuk ka qenë asnjëherë. Por është më e domosdoshme se kurrë të jemi përballë një organizate mirëfilltas mafioze.
Asnjë hap pas!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco