'Shtabi' i Benet Becit në burg/ Strazimiri: SPAK i ka provat e manipulimit në Shkodër. Mosveprimi e bën pjesë të kartelit

16:23, 28/07/2023
A+ Aa A-

Genc Strazimiri anëtar i kryesisë së PD, i ftuar në Syri Tv në 'Edicionin e Pasdites' u shpreh se SPAK i ka provat e manipulimit në Shkodër dhe se mosveprimi e bën pjesë të kartelit.

"Së pari unë doja të qartësoja që unë sot thjeshtë kam përmbledhur çfarë kemi denoncuar ditë pas dite në fushatë dhe i kemi me emra, madje një pjesë të informacioneve që kemi patur kanë qenë shumë sensitive, madje një pjesë e tyre i janë dërguar vetëm OSBE/ODIHR (misionit vëzhgues), për përfshirjen e policisë me veprimin ose mosveprimin në fushatën e PS dhe fitores së kandidatit të saj, të ndihmuar nga krimi i ogranizuar dhe elemëntët kriminalë të Shkodrës që nuk janë vetëm këta, por këta janë baza.
SPAK di çdo lëvizje të tyre "25 orë në ditë". 
SPAK di edhe mbështetjen që, ata duke kryer krim elektoral, i kanë dhënë PS. SPAK nuk mund të heshtë më por duhet të dalë t’i thotë "të bardhes të bardhë" dhe "të zezës të zezë"....
Krimi i organizuar po na cakton njerëzit që duhet të na drejtojë dhe kjo nuk është aspak e shëndetshme, është e rrezikshme, madje është sinjal alarmi.
Kriminelët se bashku me policët në shërbim të tyre, me prokurorë, kanë qenë në përgjim dhe në ndjekje për nje periudhë më të gjatë se fushata elektorale. 
SPAK e ka të pamundur të thotë se unë nuk dija gjë se, kë shantazhuan dhe si e shantazhuan, gjatë fushatës elektorale për të siguruar fitoren e Benet Becit.

Kështu që SPAK duhet të flasë , ndryshe heshtja e tij e çon në një krim dhe më të rëndë se sa krimi organizuar që sado i organizuar, prapë është krim lokal. 
Heshtjs e kthen SPAK në "dorën" e një karteli që sot ka mbërthyer Shqipërinë dhe kjo vetëm drejtësi nuk është.  

Atë që di gjithë Shkodra ne e kemi denoncuar ditë pas dite!
Atë që di gjithë Shkodra, SPAK-u e ka me prova. 
Duhet të hapë petët e lakrorit, të na thotë çfarë ka ndodhur dhe përgjegjësit të shkojnë para përgjegjësisë penale."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco