Balliu: Paratë numërohen në Surrel! Çdo natë Rama shkon atje dhe merr pakon 80 mijë euro!

12:20, 28/07/2023
A+ Aa A-

Klevis Balliu, Sekretari i Organizimit në PD, ka bindjen e plotë se në qeverinë e vendit nuk ka zyrtarë numri 2 apo numri 3, por ka vetëm një: Edi Rama dhe të gjithë ata zbatojnë urdhrat e tij. Madje, ai ka dhënë edhe një provë për ta vërtetuar këtë:

"Këtyre iu duhet të ngrenë idenë që këtu ka demokraci, ka një qeveri, kemi një ministër ndërkohë ata janë komplet kot, - tha ai. -  Këtu s’ka as të dytë, as të tretë, ka vetëm një dhe ai është Edi Rama. Këta të gjithë zbatojnë urdhërat e tij. P.sh. mund të jap një provë për këtë.  A janë arrestuar ministrat për inceneratorët?! Shumë mirë. Janë arrestuar deputetët? A janë në kërkim pronarët?! – Po! Atëherë, pse po vazhdojnë të jepen paratë?! - Se paratë nuk numërohen as tek vila e Benit, as te vila e Gjiknurit, ato numërohen në Surrel. Çdo natë Rama shkon atje dhe merr atë pakon 80 mijë euro në ditë!" 

Klevis Balliu ishte i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV nga moderatori Flavio Qarri, i cili e pyeti se si e shpjegon këtë situatë arrestimesh zyrtarësh dhe qëndrimin që po mban kryeministri.

“Është normale kur qeveria dhe bëhen një, - tha Balliu, -  sepse shpeshherë përdoret “lidhja e krimit me politikën”!

Nuk ka “lidhje të krimit me politikën”! Ka “lidhje të krimit me këtë qeveri” që është. Politika ka qenë para se të vinte Rama kryeministër, po lidhja e krimit me politikën s’ka qenë ose më saktë, sa herë është E Majta, ka këto lloj lajmesh, këto lloj ndërthurjesh.

Partia Demokratike ka qenë në pushtet, mund të thuash shumë gjëra për PD-në, por një gjë, që edhe kundërshtarët më të egër të saj nuk e thonë dot janë “lidhjet me krimin” se në kohën tonë, kriminelët hynin në burg, nuk shkonin në parlament; në kohën dot, drejtorë policish nuk arrestoheshin, por arrestonin kriminelë, kurse sot, drejtorë policie të niveleve më të larta, komisariate, oficerë ...

Këta që po arrestohen... Këta që janë arrestuar dje, janë arrestuar në orën 6?! Në orën 7 ka ardhur zëvendësuesi aty! Olti Bistri p.sh. është hequr katër ditë përpara, por nuk është hequr fare nga Policia e Shtetit. Është vënë në një pozicion tjetër që të mos binte shumë në sy. Këta nuk është se nuk e dinin; e dinin dhe këta janë aty se kanë këto lidhje me krimin.

Në Partinë Socialiste, droga është kriter. Krimi, lidhjet me krimin janë kriter. Sa më i lidhur të jesh me krimin, aq më lart ngjitesh në kupolën e PS. Njeriu që është në krye është njeriu më i lidhur me të gjithë këta, sepse është ai që përfiton më shumë.

Në arrestimet që janë bërë tani, çfarë bie në sy?! Të gjithë këta individë ishin kryetarët e shtabeve elektorale të PS-së dhe kështu Rama mban pushtetin. Problemi i Ramës është që  ky duhet të tregojë që drejtësia funksionon sepse ky e propagandon, del studio më studio e thotë “ne kemi bërë drejtësi, sepse arrestova këta të mitë” thotë. Ky, që të tregojë që drejtësia funksionon, lëshon ndonjë Ben Ahmetaj, ndonjë...

Flavio: Prit, se Ahmetaj nuk është njeri i zakonshëm, është Numri 2 i shtetit!

Balliu: Po ç’Numri 2 i shtetit?! Një skllav i Ramës! Ç’numri 2?! Aty s’ka as Numër 2, as 3, vetëm 1. Këta janë se duhen mbushur ato karriget në parlament, këta kanë zero peshë. Këtyre iu ikin ministrat dhe...  Këta janë njerëz pupacë dhe i vendosin se duhen mbushur ato karriget, se po të rrinin karriget në parlament dhe vetëm Rama, mos të kishte asnjë, nuk duket sikur ka demokraci.

Këtyre iu duhet të ngrenë idenë që këtu ka demokraci, ka një qeveri, kemi një ministër ndërkohë ata janë komplet kot atje. Këtu s’ka as të dytë, as të tretë, ka vetëm një dhe ai është Edi Rama. Këta të gjithë zbatojnë urdhërat e tij.

P.sh. mund të jap një provë për këtë.  A janë arrestuar ministrat për inceneratorët?! Shumë mirë. Janë arrestuar deputetët? A janë në kërkim pronarët?! – Po! Atëherë, pse po vazhdojnë të jepen paratë?! - Se paratë nuk numërohen as tek vila e Benit, as te vila e Gjiknurit, ato numërohen në Surrel. Çdo natë Rama shkon atje dhe merr atë pakon 80 mijë euro në ditë! I jep një përqindje Veliajt dhe pagesat vazhdojnë.?ar/sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco