‘Investitori strategjik i Ramës porosit vrasje, kurse mafia e ambasadorëve shpall non-grata Berishën’

‘Investitori strategjik i Ramës porosit vrasje, kurse mafia e ambasadorëve shpall non-grata Berishën’

12:03, 28/07/2023
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra/

Investitori strategjik i Edi Ramës ka dalë me prova që thotë: Vlla më kryeni vrasjen se s’prishemi për para. 

1-Në shqipëri nuk bëhesh kurrë investitor Strategjik pa patur mik kryeministrin e vendit.

2-Në Shqipëri janë prezente shërbimet sekret më serioze të botës, si M16 e Britanisë së Madhe, CIA amerikane etj. Për të mos shkuar më tej, të themi se shërbimi sekret shqiptar është totalisht nën kontrollin e shërbimit amerikan dhe britanik.

3-Është e sigurtë që ish-ambasadorja Kim, ambasadori britanik, Alastair King Smith kanë dijeni të plotë për lidhjet kriminale të Edi Ramës me mafien, me trafikantë droge e vrasës si rasti konkret. Por, asnjëri as tjetri nuk e ka thënë gjysëm fjale për këto, madje kanë mbështetur pa kushte pushtetin kriminal të Edi Ramë. 

4-Sali Berisha u shpall non grata pikërish si rezultat i kësaj mafie ambasadorësh e sponsorizuar (lobim) me para krimi e droge, siç edhe qe rasti McGonigall

5-Lulzim Basha u përdor dhe po vazhdon të përdoret nga kjo mafie droge, ambasadorësh dhe krimi për të shkatërruar opozitën

6-Ky është fakti, çdo gjë tjetër që shihni në banaqet televizive dhe lexoni në opinionet e bodigardëve të paguar nga krimi e mafia e rilindjes, të yshtur e përkrahur në analizat e tyre nga mafia ambasadoriale është një përrallë dhe hedhje hi syve një populli që fatkesësisht ka dëshirë shumë të mashtrohet. I pëlqen më shumë të besojë mashtrimin se të vërtetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco