Rama e bëri ‘kurban’/ Damian Gjiknuri: Nuk besoj se më ka braktisur...

Rama e bëri ‘kurban’/ Damian Gjiknuri: Nuk besoj se më ka braktisur...

11:32, 28/07/2023
A+ Aa A-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, u shfaq i pezmatuar në një konferencë për shtyp sot, ku i kaloi postin e tij Blendi Klosit.

Shkarkimi i tij nga detyra u pa gjerësisht nga ekspertët dhe gazetarët si një ‘kurban’ nga Edi Rama.

Sipas tyre, Rama e lëshoi edhe Gjiknurin në duart e drejtësisë, ku është i implikuar të paktën për aferën e inceneratorëve.

Por vetë Gjiknuri tha sot se nuk ndjehet i braktisur nga Edi Rama.

“Befasia për disa dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime. Pas çdo procesi zgjedhor, ne i ushtrohemi një procesi analize. Nuk e quaj në ato terma që ju thoni. Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një gjëje të re.

Unë jam akuzuar gjithmonë pasi kam mbajtur pozicione kyçe. Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon, dhe jo opinioni publik krijuar nga vatra të ndryshme politike.

Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kreun e partisë, është marrëdhënie e qëndrueshme pune. Sa më pozicione të larta te kesh, aq më tepër edhe do sulmohet”, deklaroi Gjiknuri.

Ai thotë se në dijeninë e tij nuk është në hetim nga SPAK, por është i gatshëm që të jap llogari kurdoherë që do i kërkohet. Ai mbrohet duke thënë se posti i ministrit Energjetik në këtë aferë, që aso kohe drejtohej prej tij, ka qenë periferik.

“Sa i përket hetimit, ky hetim ka kohë që ka nisur, mbi 2 vjet, nuk jam thirrur ndonjëherë, në çdo moment që të më thërrasin, roli i ministrit të energjisë, ka qenë periferik, nuk mendoj që ato vepra janë të gabuara, por për shkak të drejt hijeve të procedurës, nuk kemi pse vrasim ato vepra dhe ka gjetur një zgjidhje. Nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi jam shumë i hapur ndaj lloj sqarimi”.

Në të njëjtën linjë, ai mohon që SPAK të ketë nisur një hetim pasuror ndaj tij, duke mohuar që të ketë përfituar nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, tashmë në kërkim për aferën e inceneratorëve.

“Pasuritë e mia janë publike. Nuk kam informacion. Nuk shqetësohem nuk kam asnjë lloj përftimi nga personat në fjalë (Klodian Zoto e Mirel Mërtiri)”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco