Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Nga Pëllumb Gjoka te Tom Doshi/ Ironia e gazetarëve: Ramës po i vijnë goditjet nga të katër anët

Nga Pëllumb Gjoka te Tom Doshi/ Ironia e gazetarëve: Ramës po i vijnë goditjet nga të katër anët

10:48, 28/07/2023
A+ Aa A-

Dita e djeshme regjistroi disa zhvillime të bujshme.

Departamenti i Shtetit i dha dy goditje qeverisë së Edi Ramës, fillimisht duke e ngritur nivelin e alarmit për Shqipërinë për shkak të krimit dhe drogës. Më pas u publikua raporti për klimën e investimeve, një nga më të rëndët të publikuar ndonjëherë.

Po ashtu dje, autoritetet evropiane të Europol, me ndihmën e hetuesve francezë, organizuan një operacion bashkë me SPAK për të arrestuar disa eksponentë të krimit në vend.

Mes tyre spikaste biznesmeni Pëllumb Gjoka, personi që udhëhoqi fushatën e terrorit në Shkodër gjatë farsës elektorale të 14 majit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, më vonë disa nga mediat më të njohura në planet, publikuan një investigim ku thuhej se politikani Tom Doshi, i afërt me kryeministrin Edi Rama, drejton një klan kriminal në Australi.

Reagimet në median sociale ishin të shumta.

“Po i vijnë goditjet nga të katra anët komandantit,” shkruante gazetari Klodian Tomorri.

“Brenda një dite: Raporti i DASH për korrupsionin dhe zonat e kontrolluara nga krimi, investigimi i tmerrshëm për Tom Doshin, arrestimi i banditëve që mblidhnin vota në Shkodër... inshalla pa lidhje me njëra-tjetrën, se keq puna,” theksonte gazetari Andi Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco