Meta: Jemi përballë një regjimi që ka kapur çdo qelizë, beteja është e vështirë

Meta: Jemi përballë një regjimi që ka kapur çdo qelizë, beteja është e vështirë

10:38, 28/07/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta gjykon se beteja e opozitës me regjimin që qeveris vendin është një betejë e vështirë.

"Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë, - shprehet kreu i Partisë së Lirisë në një videomesazh.

"Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse. Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë", nënvizon më tej ish-presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco