Gazetat e mëdha australiane: Politikani shqiptar Tom Doshi drejton një klan të fuqishëm kriminal

Gazetat e mëdha australiane: Politikani shqiptar Tom Doshi drejton një klan të fuqishëm kriminal

10:25, 28/07/2023
A+ Aa A-

Dy nga gazetat më të mëdha në Australi, raportojnë po ashtu se Tom Doshi, një politikan me ndikim në Shqipëri, i afërt me kryeministrin Edi Rama, drejton një klan kriminal në Australi.

Gazeta e madhe, Sydney Morning Herald shkruan se ‘pavarësisht se ministri i atëhershëm i emigracionit, Peter Dutton i ka anuluar vizën politikanit Tom Doshi, duke përmendur rrezikun që ai ‘do të angazhohej në sjellje kriminale’, agjencitë e zbatimit të ligjit paralajmëruan së fundmi se ai ishte i lidhur me një klan të dyshuar kriminal të rrënjosur në Australi, që shfrytëzon sistemin e vizave në vend’.

Kurse gazeta tjetër e madhe, ‘The Age’, shkruan se sipas një dokumenti të inteligjencës australiane, Tom Doshi dyshohet se drejton një klan të fuqishëm kriminal.

Investigimi i plotë u publikua edhe nga konsorciumi investigativ i udhëhequr nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Tom Doshi, një biznesmen dhe politikan i fuqishëm shqiptar i lidhur me kryeministrin e vendit, dyshohet se drejton një grup të organizuar kriminal i përfshirë në pastrimin e parave, trafikun e drogës, dhe veprave të tjera penale në Australi, sipas raporteve konfidenciale të shërbimeve sekrete.

Ky klan, baza e të cilit është në Shkodër, ka abuzuar sistematikisht me sistemin e emigracionit të Australisë, duke ndërtuar "një strukturë të tërë kriminale shqiptare të krimit të organizuar" në të gjithë Australinë e Jugut, sipas raporteve të inteligjencës,” thuhet në investigim.

“Dokumentet e hartuara nga Komisioni Australian i Inteligjencës Kriminale (ACIC) dhe të shpërndara në agjencitë policore vendase dhe të huaja, bazohen në raporte të shumta nga forcat e policisë lokale dhe informacione nga organet e huaja të zbatimit të ligjit.

Në këto dosje përshkruhet mënyra se si klanet shqiptare, duke nisur nga viti 2000, kanë përdorur identitete të rreme dhe lidhje të afërta me agjentët e migracionit për të dërguar njerëzit e tyre në Australi e më pas atje ngritën celulat në Adelaide, Melburn, Perth dhe vende të tjera.

Në dosje, Doshi përshkruhet si “koka” e një grupi “që përbëhet kryesisht nga familja e tij e madhe”. Megjithëse dokumentet nuk përmbajnë detaje rreth aktiviteteve të tij specifike, ato vënë theksin tek fakti se tetë nga të afërmit e tij janë të përfshirë në hetimet për trafik droge dhe pastrim parash, në disa raste si "shënjestra kryesore". Në këto raporte evidentohet se të afërmit e tij kanë marrë viza australiane nëpërmjet dokumenteve të rreme. Njëri prej tyre është nën akuzë për trafik droge,” thekson investigimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco