VIDEO/ Gjokutaj: Hetimet belge nuk vlejnë asgjë nëse nuk vijën provat me letër porosi

21:31, 27/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të diskutuar mbi operacionin që SPAK ka ndërmarrë ndaj grupeve kriminale në Shkodër ishte i ftuar avokati, Gnec Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se nëse mijëra faqe hetime nga prokuroria belge nuk kanë ardhur në Shqipëri me letër porosi atëherë nuk vlejnë për një proces gjyqësor.

"Unë kam një merak tjetër se nuk diskutohet dekonspirimi se dhe Ahmetaj u njoftua nga këto që iku dhe u largua pasi ishte shumë e thjeshtë që ti konfiskonin pasaportën. Mua më bën përshtypje një gj që kushtet nuk është aq ligjor sa të bëj të tilla histori por ç’ne Blegjika që ka hetuar në mënyrë aq intensive në Shqipëri.

Duhet të kemi informacion se në ç’formë kanë ardhur në Shqipëri këto letra zyrtare sepse ky është problemi ngaqë mund të jenë vetëm letra bakalli dhe ato 18 mijë faqe kanë ardhur me çamtë dhe jo si e parashikon ligji nuk përbëjnë provë ne proçes.

Nëse nuk ka letër porosi këto janë letra që këto i duhen këtij burrit që ndodhet në krye të pushtetit gjoja për të goditur krimin në vend. letër porosia është i vetmi instrument që ne kemi për prova që vijnë nga jashtë. Mua më çudit fakti që këto persona që na dalin në kërkim po dalin nga dy herë si rasti i Martianjt dh këto dokumenta që kanë ardhur nga jashtë në mënyrë ligjore sepse nëse jo, do të dalin jashtë shumë shpejt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco