VIDEO/ Koka: Këtë që bëri SPAK sot, Berisha ka muaj që denoncon me fakte krimin në Shkodër

18:34, 27/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Forcë në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të hedhur dritë mbi operacionin e policisë në Shkodër dhe prapaskenat politike kanë ndikuar në këtë rritje të krimit ishte gazetari Bledian Koka.

Koka wshtw shprehur se Këta që ne po i dëgjojmë Berisha ka dy muaj që i shpreh dhe i denoncon. Deklaratat e Berishës në fillim i quajnë një fantazi politike por kur këto faktohen asnjë nuk hap gojën dhe të flasë.

"Duhet të bësh lidhjen se si Bajrat, Pllum Gjoka dhe Bistri ishin të përfshirë në vrasje dhe këto akuza kanë nisur pas zbardhjes së aplikacionit SKY dhe kapja e një telefoni në Belgjikë. Këta që ne po i dëgjojmë Berisha ka dy muaj që i shpreh dhe i denoncon. Deklaratat e Berishës në fillim i quajnë një fantazi politike por kur këto faktohen asnjë nuk hap gojën dhe të flasë.

Derexheja ku në kemi përfunduar është për të ardhur keq pasi njerëz të drejtësisë dhe policisë kanë bashkëpunuar për të zhdukur provat e vrasjeve. Gjoka në 2021 Rama i ka firmosur investimin prej 55 milionë euro në Velipojë. Si ka mundësi që këta njerëz marrin tendera nga politika dhe Rama."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco