SYRI TV/ PD denoncon farsën elektorale në qarkun Kukës, Çela: Qytetarët u kërcënuan me armë

15:40, 27/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike publikoi prova të cilat vërtetojnë farsën elektorale të mazhorancës socialsite në zgjedhjet vendore të 14 majit në qarkun e Kukësit.

Në një konferencë për mediat, deputeti demokrat Isuf Çela, I cili ka mbajtur edhe postin e drejtuesit politik në këto zgjedhje në qarkun e Kukësit akuzoi eksponentët e lartë të Partisë Socialiste për terrorin e ushtruar ndaj banorëve. 

Admir Sinamati, I cili kandidoi për koalicioni Bashkë Fitojmë në Kukës denoncoi me fakte se si Partia Socialiste tjetërsoi vullnetin e qytetarëve në 14 maj.

Sipas kandidatit të opozitës në Bashkinë e Tropojës, Besnik Dushaj edhe në këtë  zonë Partia Socialiste përdori makinerinë shtetërore, duke kryer shkelje të shumta ligjore.

Përfaqësuesit e selisë blu deklaruan se presionet ndaj qytetarëev  dhe shkelja e kodit electoral nga ana e mazhoranca socialsite nuk munguan as në Bashkinë e  Hasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco